Përfundon prania e ISIS në perëndim të Anbar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61969-përfundon_prania_e_isis_në_perëndim_të_anbar
Pas operacioneve ajrore të ushtrisë së Irakut, krerët e grupit terrorist ISIS në mënyrë kolektive kanë ikur nga rajoni Al-Kaim i Irakut drejt territorit të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2017 11:55 Europe/Tirane
  • Përfundon prania e ISIS në perëndim të Anbar

Pas operacioneve ajrore të ushtrisë së Irakut, krerët e grupit terrorist ISIS në mënyrë kolektive kanë ikur nga rajoni Al-Kaim i Irakut drejt territorit të Sirisë.

Ushtria e Irakut ka vazhduar operacionet e saj për spastrimin e rajoneve të fundit nga terroristët e grupit ISIS dhe si rezultat i këtyre operacioneve, një grup i krerëve të këtij grupi terrorist kanë ikur nga qyteti Al-Kaim i Irakut në drejtim të provincës Dejr Al-Zur të Sirisë. Burimet informative të Irakut kanë raportuar se krerët e grupit terrorist ISIS në këtë rajon në mënyrë kolektive kanë lëshuar armët dhe kanë ikur nga qyteti Al-Kaim drejt rajonit Al-Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur të Sirisë. Ndërkohë që terroristët e ISIS nëpërmjet xhamive të këtij rajoni kanë paralajmëruar terroristët e këtij grupi që ikja e tyre do të thotë dalje nga besëlidhja dhe tradhti, prandaj do të pasohet me ndëshkim të ashpër.