Sulmohet Parlamenti i Kurdistanit pas dorëheqjes së Barzanit
Demonstruesit e zemëruar, sulmuan Parlamentin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut në kryeqytetin Erbil, ndërsa ligjvënësit kurdë miratuan një kërkesë nga presidenti i qeverisë rajonale të Kurdistanit, Masud Barzani, për tu larguar nga posti i tij në fillim të muajit të ardhshëm.
Sipas dëshmitarëve okularë, protestuesit u zemëruan me vendimin e Barzanit për të dhënë dorëheqjen nga presidenca e rajonit. Disa raporte njoftuan se të shtëna me armë u dëgjuan kur protestuesit, të cilët pretendonin se ishin luftëtarë kurdë Peshmerga u futën në ndërtesën e parlamentit. Raporte të tjera vunë në dukje se gjatë protestës, deputetët kurdë ishin bllokuar brenda zyrave të tyre në ndërtesën e parlamentit. Demonstruesit e zemëruar gjithashtu sulmuan edhe stafin e kanalit të ri të NRT, të cilët raportonin para parlamentit. NRT është i njohur të jetë shumë kritik ndaj Barzanit dhe politikave të tij. Burimet lokale thanë se gjatë incidentit forcat e sigurisë qëlluan në ajër në mënyrë që të shpërndanin protestuesit e zemëruar.