Terroristët e ISIS arratisen nga Iraku në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61979-terroristët_e_isis_arratisen_nga_iraku_në_siri
Ndërsa forcat irakiane e intensifikuan operacionin e tyre në provincën Anbar, një numër i madh i terroristëve të ISIS po ikin në qytetin kufitar Al-Bukemal të provincës siriane Deir al-Zur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2017 15:22 Europe/Tirane
  • Terroristët e ISIS arratisen nga Iraku në Siri

Ndërsa forcat irakiane e intensifikuan operacionin e tyre në provincën Anbar, një numër i madh i terroristëve të ISIS po ikin në qytetin kufitar Al-Bukemal të provincës siriane Deir al-Zur.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, me avancimin e shpejtë të forcave irakiane në Anbarin perëndimor, dhjetëra terroristë të ISIS janë rrethuar në qytetet al-Kaim dhe Rava. Sipas raporteve, ende qindra terroristë ndodhen në qendër të al-Kaimit. Terroristët e ISIS ndodhen në gjendje të dëshpëruar në zonat mes kufirit Irak-Siri. Ndërkohë, forcat e ushtrisë siriane kanë vrarë të paktën 50 terroristë të ISIS në Deir al-Zur dhe kanë rrethuar takfiristët në një zonë midis qytetit dhe lumit Eufrat. Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut me qendër në Londër, i cili monitoron zhvillimet në Siri, tha të dielën se vdekjet ishin shkaktuar gjatë luftimeve që filluan një ditë më parë si përgjigje ndaj një sulmi të ISIS. Njëzet e tre vetë u vranë gjithashtu në radhët e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj, shtoi observatori. “ISIS tani është i rrethuar në një zonë midis qytetit Deir al-Zur dhe lumit Eufrat," tha drejtori i observatorit, Rami Abdel Rahman.