Masud Barzani spekulon kundër qeverisë qendrore të Bagdadit
(last modified Mon, 30 Oct 2017 14:19:51 GMT )
Tetor 30, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • Masud Barzani spekulon kundër qeverisë qendrore të Bagdadit

Masud Barzani pas deklarimit zyrtar të dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të rajonit të Kurdistanit të Irakut, pretendoi se qeveria e Bagdadit po përdor referendumin si pretekst për të sulmuar rajonin e Kurdistanit të Irak.

Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit, në një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje pretendoi: "Qëllimi i organizimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, ishte zgjidhja paqësore e problemeve mes Arbilit dhe Bagdadit". Lideri i Partisë Demokratike të Kurdistanit të Irakut duke thënë gjendja aktuale është e përkohshme dhe nuk do të zgjasë shumë, pretendoi: "Ne u munduam për kthimin e Kushtetutës, por ishte e padobishme. Referendumi për pavarësi kurrë nuk mund të fshihet dhe thirrja për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit nga Iraku ka një çmim, mirëpo ne u përballem me një tradhti të madhe". Ndërkohë Parlamenti i rajonit të Kurdistanit të Irakut të dielën në mbrëmje ka dhënë pëlqimin për ndarjen e kompetencave të kryesisë së rajonit të Kurdistanit mes qeverisë lokale, parlamentit dhe sistemit gjyqësor. Parlamenti lokal i rajonit të Kurdistanit të Irakut gjithashtu ka dhënë pëlqimin edhe për mosvazhdimin e mandatit të kryetarit Masud Barzani duke filluar nga 1 nëntori 2017. Njëkohësisht me seancën polemike të Parlamentit lokal të rajonit të Kurdistanit dhe deklarimit të dorëheqjes së Barzanit nga pushteti, mbështetësit e tij kanë sulmuar Parlamentit dhe kanë shpërthyer përleshje.