Ushtria e Jemenit kontrollon frontin e brendshëm dhe të jashtëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61994-ushtria_e_jemenit_kontrollon_frontin_e_brendshëm_dhe_të_jashtëm
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit deklaroi se ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll frontet e luftimeve brenda dha jashtë kufijve të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2017 11:57 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit kontrollon frontin e brendshëm dhe të jashtëm

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit deklaroi se ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll frontet e luftimeve brenda dha jashtë kufijve të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Aziz Rashid, zëdhënësi i ushtrisë kombëtare të Jemenit në një intervistë me këtë kanal televiziv, deklaroi: "Pasi forcat e Jemenit kanë arritur të krijojnë zona depërtuese për të qenë të pranishëm në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite, kanë marrë nën kontroll edhe frontet brenda kufijve edhe jashtë kufijve të Jemenit". Ndërkohë Muhamed Abdulsalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, gjithashtu dy ditë më parë deklaroi: "Forcat jemenase operacionet e veta i kanë shtuar edhe më shumë në kufij dhe po godasin thellësinë e territorit të Arabisë Saudite". Nga ana tjetër burimet jemenase kanë thënë se gjatë sulmit ajror të forcave agresore saudite në dy automjete në rajonin Matmah në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit, janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur dy persona të tjerë.