Ushtria e Jemenit kontrollon frontin e brendshëm dhe të jashtëm
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit deklaroi se ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll frontet e luftimeve brenda dha jashtë kufijve të këtij vendi.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Aziz Rashid, zëdhënësi i ushtrisë kombëtare të Jemenit në një intervistë me këtë kanal televiziv, deklaroi: "Pasi forcat e Jemenit kanë arritur të krijojnë zona depërtuese për të qenë të pranishëm në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite, kanë marrë nën kontroll edhe frontet brenda kufijve edhe jashtë kufijve të Jemenit". Ndërkohë Muhamed Abdulsalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, gjithashtu dy ditë më parë deklaroi: "Forcat jemenase operacionet e veta i kanë shtuar edhe më shumë në kufij dhe po godasin thellësinë e territorit të Arabisë Saudite". Nga ana tjetër burimet jemenase kanë thënë se gjatë sulmit ajror të forcave agresore saudite në dy automjete në rajonin Matmah në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit, janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur dy persona të tjerë.