Rrëzohet një minibus me pelegrinë iranianë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62015-rrëzohet_një_minibus_me_pelegrinë_iranianë_në_irak
Në jug të qytetit Hela, pjesë e provincës Babel të Irakut, është rrëzuar një minibus me pelegrinë iranianë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 31, 2017 07:57 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një minibus me pelegrinë iranianë në Irak

Në jug të qytetit Hela, pjesë e provincës Babel të Irakut, është rrëzuar një minibus me pelegrinë iranianë.

Në këtë aksident kanë humbur jetën 4 pelegrinë dhe janë lënduar rëndë 4 të tjerë. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Hela të Irakut. Pelegrinët iranianë kanë shkuar në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë Arbain të imam Huseinit më 9 nëntor. Ceremonia e të dyzetave të imamit të tretë të myslimanëve shiitë, imam Huseinit (as), do të mbahet në Qerbela. Vitin e kaluar në Qerbela kanë shkuar më shumë se 2 milion pelegrinë iranianë.