Ndalohet vendosja e flamurit të regjimit sionist në Irak
(last modified Tue, 31 Oct 2017 14:40:53 GMT )
Tetor 31, 2017 15:40 Europe/Tirane
  • Ndalohet vendosja e flamurit të regjimit sionist në Irak

Deputetët e Parlamentit të Irakut kanë miratuar një projektligj në bazë të të cilit ndalohet vendosja ose ngritja e flamurit të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Irakut.

Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se në bazë të këtij plani të miratuar në Parlamentin e Irakut, çdo person që vendos flamurin e regjimit sionist në territorin e Irakut, kryen vepër penale dhe duhet të dënohet sipas ligjit. Regjimi sionist me mbështetjen ndaj referendumit për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut, ka synuar shtimin e trazirave dhe konfliktit në Irak edhe atë pas çlirimit të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Disa qytetarë kurdë në rajonin e Kurdistanit të Irakut gjatë fushatës së referendumit për pavarësinë e këtij rajoni, kanë ngritur flamurin e regjimit sionist në rrugët e këtij rajoni. Parlamenti i Irakut gjithashtu ka miratuar një ligj tjetër në bazë të të cilit nuk lejohet hapja e bazave të asnjë force tjetër të sigurisë në Kirkukr dhe në rajonet për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje, përveç forcave federale të Irakut.