Vazhdojnë avancimet e ushtrisë së Sirisë në lindje të Hamas
Ushtria e Sirisë dhe forcat e rezistencës sot (të martën) në vazhdim të operacioneve të tyre në lindje të provincës Hamah, në veri të Sirisë, kanë çliruar qytezat Xheb Al-Xhemlan dhe Rasmul-Mejal.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se me çlirimin e këtyre qytezave, ushtria e Sirisë ka arritur në afërsi 6 km të qytezës strategjike Al-Rrahxhan e cila është qendra kryesore e grupit terrorist Fronti Nusra në pjesën lindore të provincës Hamah. Ushtria e Sirisë dhe forcat aleate të saj synojnë të dëbojnë terroristët e grupit ISIS dhe të Frontit Nusra nga rajonet rreth rrugës strategjike Etherja-Shejkh Helal. Ndërkohë terroristët e grupit takfirist ISIS që nga mëngjesi i ditës së kaluar, kanë filluar sulmet në fshatrat rreth objekteve naftore në rajonin Al-Omar në Dejr Al-Zur dhe disa prej tyre i kanë marrë nga kontrolli i forcave demokratike kurde të Sirisë që mbështetën nga Amerika. Zona naftore Al-Omar është zona më e madhe e prodhimit të naftës në Siri dhe ndodhet në veri të provincës Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.