ISIS ka ekzekutuar 741 civilë në Mosul
Kombet e Bashkuara thanë se anëtarët e grupit terrorist ISIS ekzekutuan 741 civilë gjatë një fushate ushtarake nëntë mujore nga ana e forcave të ushtrisë irakiane dhe luftëtarëve nga Njësitë e Mobilizimit Popullor për të rimarrë qytetin strategjik verior të Mosulit.
Zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së, në një raport të lëshuar të enjten, tha se gjithsej 2,521 civilë u vranë, kryesisht nga sulmet e ISIS , gjatë betejës, duke akuzuar terroristët për kryerjen e "krimeve ndërkombëtare" në Mosul, rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetin Bagdad. "Ata që janë përgjegjës duhet të përgjigjen për krimet e tyre të urryera," tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra'ad al-Husein. Një raport prej 52 faqesh i hartuar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjykatat e Irakut aktualisht nuk kanë juridiksion mbi mizoritë si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera nga ISIS kundër banorëve të Mosulit. Ai gjithashtu i bëri thirrje Bagdadit të bëjë ndryshime në të Drejtën Penale të Irakut për t'i dhënë juridiksion gjykatave të vendit mbi krimet ndërkombëtare dhe për të pranuar juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me situatën specifike që po përjeton Iraku. "Regjimi i terrorit i ISIS nuk ka kursyer askënd, duke shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për banorët e paarmatosur, faji i vetëm e të cilëve ishte se ata jetonin në zonat nën kontrollin ISIS .Veprat e tyre mizore nuk u ndalën në vrasjen dhe terrorizimin e banorëve, pasi ata shkatërruan me dashje monumente kulturore dhe fetare, duke përfshirë edhe minaren historike el-Hadba, në mospërfillje të plotë të historisë dhe Islamit ", thuhet në raport.