Shpërthim terrorist në provincën Kunejtra të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62107-shpërthim_terrorist_në_provincën_kunejtra_të_sirisë
Të paktën 9 civilë sirianë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist në provincën Kunejtra të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2017 10:39 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në provincën Kunejtra të Sirisë

Të paktën 9 civilë sirianë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist në provincën Kunejtra të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se grupi terrorist Fronti Nusra sot (të premten) ka shpërthyer një autobombë në qytezën Hidr në provincën Kunejtra në jugperëndim të Sirisë. Burimet informative kanë raportuar se gjendja e disa plagosurve është shumë e rëndë. Autobomba kishte hyrë në këtë rajon nga zona Al-Talul Al-Hamar në kufirin me Palestinën e pushtuar (regjimin sionist) dhe pas shpërthimit të kësaj autobombe, terroristët e Frontit Nusra kanë filluar sulmin në qytezën Hidr. Vlen të theksohet se në disa qyteze dhe fshatra të provincës Kunejtra janë të pranishëm terroristët e grupit Fronti Nusra dhe ndihmat dhe mjetet luftarake të tyre po sigurohen nga ana e regjimit sionist.