Terroristët e ISIS ikin nga qyteti Al-Kaim i Irakut
Forcat irakiane kanë vazhduar avancimet e tyre në qendër të qytetit Al-Kaim në perëndim të provincës Anbar dhe kjo është shkak që terroristët e ISIS të ikin nga ky qytet dhe të shkojnë në drejtim të qytetit Al-Bukemal në Siri.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat inteligjente të Hashd Sha’bi të premten kanë thënë se njëkohësisht me ditën e nëntë të operacioneve të gjera të forcave të ushtrisë dhe forcave vullnetare të Irakut për çlirimin e qytetit kufitar Al-Kaim, një numër i madh i terroristëve takfiristë duke përfshirë edhe terroristët e huaj të këtij grupi kanë ikur në drejtim të qytetit Al-Bukemal në territorin e Sirisë. Sipas këtij burimi, forcat irakiane në vazhdën e avancimeve nga fronti jugor kanë shkuar në drejtim të qytetit Al-Kaim dhe kanë hyrë në lagjen Al-Kerable. Forcat Hashd Sha’bi gjithashtu kanë arritur të shkatërrojnë pozicionet e ISIS dhe kanë hyrë në lagjen Al-Tanek në qytetin Al-Kaim. Terroristët e ISIS për tu fshehur nga avionët luftarakë të Irakut, kanë djegur shtëpitë e civilëve në lagjen Gaza në qytetin Al-Kaim.