41 gazetarë palestinezë janë arrestuar në muajin e kaluar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62165-41_gazetarë_palestinezë_janë_arrestuar_në_muajin_e_kaluar
Komiteti për mbështetjen e gazetarëve në Palestinë ka njoftuar për arrestimin e 44 gazetarëve palestinezë gjatë muajit tetor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 05, 2017 11:52 Europe/Tirane
  • 41 gazetarë palestinezë janë arrestuar në muajin e kaluar

Komiteti për mbështetjen e gazetarëve në Palestinë ka njoftuar për arrestimin e 44 gazetarëve palestinezë gjatë muajit tetor.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se komiteti për mbështetjen e gazetarëve palestinezë në raportin e tij ka dënuar veprimet e okupatorëve sionistë në vazhdën e shtypjes së gazetarëve dhe aktivistëve të mediave dhe privimin e tyre nga të drejtat njerëzve të veta. Në këtë raport thuhet: "Arrestimi, vazhdimi i periudhës së arrestit, sulmi i drejtpërdrejtë dhe mbyllja e zyrave dhe të institucioneve mediatike, janë disa prej veprimeve shtypëse të regjimit sionist kundër mediave dhe aktivistëve të mediave në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në qytetet e tjera të Palestinës. Pushtuesit sionistë gjatë muajit tetor kanë arrestuar 41 gazetarë palestinezë në rajone të ndryshme të territoreve të pushtuara të Palestinës". Sipas këtij raporti, ushtria e regjimit sionist gjatë muajit të kaluar ka kryer 111 sulme kundër gazetarëve palestinezë në rajone të ndryshme të territoreve të pushtuara të Palestinës. Qëllimi i regjimit sionist nga arrestimi dhe burgosja e gazetarëve është pengimi i tyre nga zbulimi i krimeve të këtij regjimi kundër popullit të Palestinës.