Reagimi i ushtrisë libaneze pas dorëheqjes së kryeministrit Hariri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62173-reagimi_i_ushtrisë_libaneze_pas_dorëheqjes_së_kryeministrit_hariri
Ushtria libaneze deklaroi se nuk ka zbuluar ndonjë komplot për vrasjen e kryeministrit libanez, pasi kryeministri i dorëhequr i vendit, Saad Hariri, deklaroi dorëheqjen e tij duke pretenduar se kishte një komplot për ta vrarë atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2017 13:44 Europe/Tirane
  • Reagimi i ushtrisë libaneze pas dorëheqjes së kryeministrit Hariri

Ushtria libaneze deklaroi se nuk ka zbuluar ndonjë komplot për vrasjen e kryeministrit libanez, pasi kryeministri i dorëhequr i vendit, Saad Hariri, deklaroi dorëheqjen e tij duke pretenduar se kishte një komplot për ta vrarë atë.

Ushtria e Libanit, në një deklaratë të lëshuar të dielën, njoftoi se inteligjenca në posedim të saj nuk kishte zbuluar "ekzistencën e ndonjë plani për vrasjen e kryeministrit apo të ndonjë funksionari tjetër libanez". Në një fjalim të transmetuar nga Arabia Saudite nga rrjeti televiziv Al-Arabiya në gjuhën arabe, Hariri njoftoi dorëheqjen e tij, duke cituar arsye të shumta, duke përfshirë edhe situatën e sigurisë në Liban, për vendimin e tij të papritur. Ai gjithashtu tha se ndjeu një komplot kundër jetës së tij. Dorëheqja vjen gjithashtu më pak se një muaj pasi Hariri njoftoi planet për t'u bashkuar me një qeveri koalicioni me Hezbollahun. Ndërkohë, burimet e informuara në pallatin presidencial libanez thanë të dielën se presidenti Mishel Aun nuk do të vendosë nëse do të pranojë ose refuzojë dorëheqjen e Haririt derisa ai të kthehet në Liban për të shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij.