Vriten 13 fëmijë jemenas në sulmet e Arabisë Saudite
Xhimi Mc Goldrik, koordinator i OKB për çështjet humanitare deklaroi se në 3 ditët e para të muajit nëntor, avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë bombardimeve në Jemen kanë vrarë të paktën 13 fëmijë jemenas.
Vetëm nga bombardimi i qytezës Sehar në provincën Saade, avionët sauditë kanë vrarë 6 fëmijë dhe plagosur 25 persona të tjerë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015, me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi dhe duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve të tjera arabe të rajonit, nisi agresionin ushtarak kundër Jemenit duke sulmuar dhe rrethuar këtë vend nga ajri, toka dhe deti. Sulmet e Arabisë Saudite përveçse kanë lënë të vrarë mbi 13 mijë jemenas, kanë shkaktuar krizë të madhe humanitare, kanë dëmtuar tejmase infrastrukturën e vendit, si dhe janë bërë shkak për përhapjen e sëmundjes së kolerës në Jemen.