Nasrullah: Dorëheqja e Haririt ishte diktim i Arabisë Saudite
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Hezbullahu të Libanit deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Saad Hariri ishte diktimi i bërë nga Arabia Saudite, i cili vetëm sa është lexuar nga kryeministri.
Sejed Hasan Nasrullah, duke analizuar zhvillimet më të fundit në Liban pas dorëheqjes së Saad Haririt ka thënë: Hariri u thirr në Arabinë Saudite dhe atje iu diktua dorëheqja të cilën ai e ka lexuar në Riad. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut tha se shkaqet e dorëheqjes së Haririt, duhen kërkuar në Arabinë Saudite dhe kjo dorëheqje është ndërhyrje e hapur e Arabisë Saudite në punët e brendshme të Libanit. Hezbullahu nuk ka kërkuar dorëheqjen e Saad Haririt dhe kjo tërheqje e tij bie ndesh me sovranitetin, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Nasrullah përveçse analizoi dorëheqjen e kryeministrit, analizoi edhe shkarkimin dhe arrestimin e disa zyrtarëve dhe princave në Arabinë Saudite dhe parashtroi pyetjen se dorëheqja e Saad hararit është në kuadër të luftërave dhe konflikteve në rajon apo jo. Më pas Sejed Hasan Nasrullah iu drejtuar popullit libanez dhe tha: Libanezëve u themi se nuk ka asnjë për tu shqetësuar dhe të gjithë duhet të kenë sjellje të logjikshme dhe të mos kthehemi në tensionet e mëparshme sektare dhe fetare. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut lidhur me pretendimet e kanalit al-Arabia mbi shkaqet e dorëheqjes së Haririt ka thënë se pretendimi mbi objektivin e sulmit ndaj Haririt është justifikim për moskthimin e tij në Liban. Sa i përket lajmeve se dorëheqja e Haririt është parapërgatitje e një sulmi të izraelit kundër Libanit, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut tha: izraelitët nuk futen në luftë me Libanin pasi edhe në rast se janë të bindur për fitore ata përsëri kanë frikë nga kjo luftë. Ditën e shtunë Saad Hariri në mënyrë të papritur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Libanit. Ai dorëheqjen e deklaroi në kohën kur ishte për vizitë në Arabinë Saudite.