Shuhen shpresat e Kurdistanit për pavarësi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62207-shuhen_shpresat_e_kurdistanit_për_pavarësi
Gjykata e Lartë Federale e Irakut sot mori vendim që asnjë rajon apo krahinë nuk mund të deklaronte ndarjen nga Iraku, duke reaguar kështu ndaj referendumit kurd për pavarësi, tha zëdhënësi i gjykatës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2017 10:13 Europe/Tirane
  •  Shuhen shpresat e Kurdistanit për pavarësi

Gjykata e Lartë Federale e Irakut sot mori vendim që asnjë rajon apo krahinë nuk mund të deklaronte ndarjen nga Iraku, duke reaguar kështu ndaj referendumit kurd për pavarësi, tha zëdhënësi i gjykatës.

Gjykata e Lartë Federale e Irakut këtë vendim e ka lëshuar si përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë për të parandaluar çfarëdo “keqinterpretimi” të kushtetutës dhe për të konfirmuar unitetin e Irakut. Reuters raporton se kjo gjykatë është përgjegjëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis qeverisë qendrore në Bagdad dhe rajon, duke përfshirë Kurdistanin.