Abadi: Kurdistani të shpallë qartë përkushtimin ndaj unitetit kombëtar
(last modified Mon, 06 Nov 2017 16:50:16 GMT )
Nëntor 06, 2017 17:50 Europe/Tirane
  • Abadi: Kurdistani të shpallë qartë përkushtimin ndaj unitetit kombëtar

Kryeministri i Irakut Heidar Abadi i ka bërë thirrje qeverisë rajonale të Kurdistanit që të shpallë qartë qëndrimin e saj të përkushtuar ndaj unitetit kombëtar pas tensioneve midis qeverisë së Bagdadit dhe autoriteteve kurde mbi një referendum jo obligativ të pavarësisë së Kurdistanit irakian.

Rrjeti informativ irakian al-Sumaria njoftoi se Abadi, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të hënën, kërkoi që zyrtarët kurdë të respektojnë kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës së Lartë Federale dhe të deklarojnë zotimin e tyre për mosndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Kryeministri irakian shtoi se nuk ka dispozitë në kushtetutën e Irakut që lejon shkëputjen, duke theksuar se të gjitha vendimet e marra nga qeveria qendrore në Bagdad kanë qenë brenda këtyre neneve kushtetuese dhe kompetencave të saj legjitime. " Qeveria rajonale të Kurdistanit duhet së pari të angazhohet për unitetin e Irakut. Autoritetet lokale në rajonin e Kurdistanit duhet të pranojnë autoritetin sovran të qeverisë federale për... eksportet e naftës, sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve, duke përfshirë pikat kufitare tokësore dhe ajrore "-shtoi kryeministri irakian.