Izraeli ndërton koloni të reja në Kodsin lindor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62215-izraeli_ndërton_koloni_të_reja_në_kodsin_lindor
Zyrtarët izraelitë pritet të avancojnë planet për ndërtimin e rreth 300 njësive të reja të banimit në Kodsin lindor, pavarësisht nga protestat ndërkombëtare kundër konfiskimit të tokave palestineze nga regjimi i Tel Avivit dhe politikat e zgjerimit të kolonive hebreje në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2017 14:45 Europe/Tirane
  • Izraeli ndërton koloni të reja në Kodsin lindor

Zyrtarët izraelitë pritet të avancojnë planet për ndërtimin e rreth 300 njësive të reja të banimit në Kodsin lindor, pavarësisht nga protestat ndërkombëtare kundër konfiskimit të tokave palestineze nga regjimi i Tel Avivit dhe politikat e zgjerimit të kolonive hebreje në territoret e pushtuara palestineze.

I ashtuquajturi “Komiteti i Planifikimit Lokal dhe Ndërtimit të Jeruzalemit” do të lëshojë të mërkurën leje për ndërtimin e 292 njësive të reja të banimit për kolonët sionistë”, bëri të ditur rrjeti informativ Palestine News. Më pak se një muaj para se Trump të marrë detyrën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 2334, duke i bërë thirrje Izraelit që "të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e kolonizimit në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë Jerusalemin Lindor". Rreth 600,000 kolonë sionistë jetojnë në mbi 230 vendbanime të paligjshme të ndërtuara në territoret palestineze të Bregut Perëndimor dhe Kodsit Lindor që nga pushtimi izraelit i vitit 1967.