Takim i Këshillit të Sigurisë së Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62217-takim_i_këshillit_të_sigurisë_së_libanit
Presidenti libanez Mishel Aun, duke folur për dorëheqjen e Saad Haririt si kryeministër, theksoi nevojën për të ruajtur qetësinë në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Takim i Këshillit të Sigurisë së Libanit

Presidenti libanez Mishel Aun, duke folur për dorëheqjen e Saad Haririt si kryeministër, theksoi nevojën për të ruajtur qetësinë në vend.

Presidenti libanez tha të hënën në një takim të sigurisë të mbajtur në qytetin Ba'beda, në provincën Xhabal, se ai do të forconte bashkëpunimin e udhëheqësve politikë për ruajtjen e paqes dhe unitetit kombëtar të Libanit. Presidenti libanez shtoi se forcimi i stabilitetit dhe sigurisë së vendit është gjithashtu rezultat i ruajtjes së qetësisë së udhëheqësve politikë. Ndërkohë, ministri libanez i Drejtësisë,  Salim Xhreisati, pas takimit me presidentin libanez, theksoi: “Presidenti nuk do të ndërmarrë asnjë veprim lidhur me dorëheqjen e Haririt derisa ai të kthehet në Liban. Presidenti po pret që me kthimin e Haririt të dëgjojë prej tij personalisht”. “Kjo tregon një vizion sovran ... dhe se dorëheqja duhet të jetë vullnetare në çdo kuptim ", tha ministri libanez i Drejtësisë.