Koalicioni saudit bombardon qendrën e trajnimit të gardës presidenciale të Jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar qendrën e trajnimit të forcave të gardës presidenciale në veri të Sanasë, kryeqytetit të Jemenit.
Kanali televiziv Al –Masira njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite të mërkurën në mbrëmje tre herë kanë bombarduar qendrën trajnuese të forcave të gardës presidenciale të Jemenit në zonën Xhola Xhamne në veri të Sanas. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se forcat ajrore të Arabisë Saudite kanë bombarduar institutin teknik të Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit në veri të Sanasë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sot (të enjten) tre herë kanë bombarduar edhe rajonin Xharaf në Sana ku si pasojë kanë shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet civile.