Vriten disa mercenarë sauditë nga forcat jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62321-vriten_disa_mercenarë_sauditë_nga_forcat_jemenase
Ushtria jemenase dhe forcat popullore kanë kryer disa operacione në zonat Maareb, Taiz, Hoxha dhe Nexhran duke vrarë dhe plagosur shumë mercenarë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2017 04:51 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë nga forcat jemenase

Ushtria jemenase dhe forcat popullore kanë kryer disa operacione në zonat Maareb, Taiz, Hoxha dhe Nexhran duke vrarë dhe plagosur shumë mercenarë sauditë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat e forcave saudite në rajonin Vadi Shavak në pjesë al-Ghil në provincën Xhuf të Jemenit. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit gjatë këtij sulmi i cili është kryer sot, kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë dhe kanë plagosur shumë të tjerë. Nga ana tjetër forcat jemenase kanë shkatërruar edhe një automjet ushtarak të Arabisë Saudite në rajon Jam në provincën Sana. Sipas burimeve informative, forcat jemenase gjatë shpërthimit të këtij automjeti ushtarak, kanë vrarë edhe disa mercenarë sauditë.