UNICEF paralajmëron rreth gjendjes së fëmijëve jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62340-unicef_paralajmëron_rreth_gjendjes_së_fëmijëve_jemenas
Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it ka paralajmëruar për gjendjen e qindra mijëra fëmijëve jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2017 10:25 Europe/Tirane
  • UNICEF paralajmëron rreth gjendjes së fëmijëve jemenas

Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it ka paralajmëruar për gjendjen e qindra mijëra fëmijëve jemenas.

Agjencia e lajmeve Anadollu njoftoi se Antonio Leek, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, të enjten në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruar se mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes të madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes. Antonio Leek vuri në dukje veprimet e regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij në mbylljen e të gjitha porteve dhe aeroporteve të Jemenit dhe ka paralajmëruar se këto veprime përkeqësojnë situatën njerëzore në Jemen më shumë se në të kaluarën. Ndërkohë Setephan Duxharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, gjithashtu, ka shprehur shqetësime në lidhje me situatën e krijuar në Jemen për shkak të mbylljes së korridoreve të Jemenit nga forcat e koalicionit saudit dhe deklaroi se Jemeni po përballet me krizën më të madhe gjatë dekadave të fundit në botë.