Ministri i brendshëm i Libanit: Politika në Liban përcaktohet me zgjedhje
Ministri i brendshëm i Libanit ka reaguar në lidhje me përpjekjet e sauditëve për zëvendësimin e Sa’d Hariri me Behaudin Al-Hariri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nahad Al-Mashnuk, ministri i brendshëm i Libanit, të enjten pas takimit me Abdulatif Darjan, myftiu sunit i Libanit, ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në lidhje me caktimin e Behau Al-Hariri në fend të Sa’d Al-Haririt dhe deklaroi: “Këto lajme tregojnë injorancën dhe mosinformimin rreth situatës në Liban dhe rreth zhvillimeve politike në këtë vend”. Ministri i brendshëm i Libanit shtoi se këto lajme nuk duhet të merren si argument se në lidhje me këtë çështje janë bërë deklarata serioze, sepse në Liban politika është e bazuar mbi zgjedhje dhe nuk zhvillohet në bazë të besëlidhje me persona. Ndërkohë, burimet informative të Libanit kanë deklaruar se familja e Sa’d Al-Hariri i ka dhënë përgjigje negative propozimit të Arabisë Saudite për të bërë besëlidhje me Behau Al-Hariri dhe asnjë prej anëtarëve të saj nuk ka pranuar të shkojë në Riad.