Kufizimi i paparë i UNICEF në dërgimin e ndihmave në Jemen
Zyra rajonale e UNICEF vuri në dukje rrethanat katastrofale në Jemen si pasojë e agresionit ushtarak të koalicionit saudit dhe bllokadës tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi, deklaroi se ky veprim është bërë shkak të krijohen kufizime të papara veprimtarinë e kësaj organizate për të ndihmuar Jemenin dhe për herë të parë gjatë gjithë historisë, kjo organizatë nuk është lejuar të shfrytëzojë avionë për dërgimin e ndihmave humanitare.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Meritxell Relano, përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, të premten vuri në dukje nevojën e miliona jemenasve për ndihma urgjente dhe deklaroi: "Në rast të vazhdimit të bllokadës së Arabisë Saudite ndaj Jemenit, rezervat e karburanteve në Jemen do të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor, ndërsa rezervat e vaksinave do të përfundojnë pas një muaji". Gjithashtu Anthony Lake, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, të enjten në mbrëmje ka paralajmëruar për gjendjen katastrofale të qindra mijëra fëmijëve jemenas dhe ka theksuar: "Mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes së madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes".