Michel Aoun: Kryeministri libanez është marrë peng
Presidenti libanez Michel Aoun deklaroi se kryeministri Saad Hariri, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në një transmetim televiziv nga Arabia Saudite, është "rrëmbyer" dhe duhet të ketë imunitet.
Një zyrtar i lartë libanez i tha agjencisësë lajmeve Reuters se Aoun i bëri deklaratat të shtunën në një takim me ambasadorët e huaj në kryeqytetin Bejrut,. Ndërkohë, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Michel Aoun të shtunën, presidenti libanez shprehu shqetësim rreth situatës së Haririt dhe tha se kryeministri ishte duke jetuar në një situatë "të dyshimtë" në Arabinë Saudite. Ai shtoi se çdo gjë që Hariri ka thënë ose mund të thotë "nuk pasqyron realitetin" për shkak të misterit të situatës së tij. Çdo qëndrim apo lëvizje nga Hariri "është rezultat i situatës së dyshimtë dhe misterioze që ai po jeton në mbretërinë saudite", tha Aoun. Ai më tej i bëri thirrje Riadit për të sqaruar pse Hariri nuk është kthyer në Liban që nga shpallja e dorëheqjes së tij në Riad javën e kaluar. "Libani nuk pranon që kryeministri i tij të jetë në një situatë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe rregullat standarde në marrëdhëniet ndërmjet shteteve," tha presidenti libanez.