Terroristët e ISIS ikin nga Iraku në Siri
Zëdhënësi i forcave vullnetare në provincën Anbar të Irakut ka deklaruar mbi 1500 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS kanë ikur nga qyteti Rava në perëndim të provincës Anbar në drejtim që territorit të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ghasan Al-Ishavi, zëdhënësi i forcave vullnetare në provincën Anbar të Irakut, shtoi se avancimet e njësiteve të ushtrisë dhe të forcave vullnetare të Irakut në drejtim të qytetit Rava në provincën Anbar në perëndim të Irakut, po vazhdon dhe këto forca tani kanë arritur në rajonin Al-Kadisije. Forcat irakiane ditën e shtunë pasi kanë kaluar lumin Eufrat, kanë çliruar rajonin Al-Rrumana 5 km afër qytetit Rava. Al-Ishavi theksoi se aktualisht terroristët e ISIS janë dobësuar në masë shumë të madhe. Ndërkohë Abdulamir Rshid Jarallah, komandanti i operacioneve për çlirimin e provincës Anbar, të shtunën ka shpallur çlirimin e plotë të rajonit Al-Rumana në provincën Anbar, si dhe ka informuar hyrjen e njësive ushtarake irakiane në kufijtë perëndimore të këtij vendi me Sirinë. Qyteti Al-Kaim dhe lagjet rreth tij janë çliruar më 3 nëntor nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS.