Nju Jork Times: Deklarata e Haririt nuk ishte bindëse
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62410-nju_jork_times_deklarata_e_haririt_nuk_ishte_bindëse
Gazeta amerikane, Nju Jork Times duke reaguar ndaj deklaratës së ish kryeministrit libanez Saad Hariri e cila u transmetua dje në darkë, tha se dyshimet se Hariri është marrë peng dhe se ai ndodhet në kushte të dyshimta në Arabinë Saudite, nuk janë eliminuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2017 04:42 Europe/Tirane
  • Nju Jork Times: Deklarata e Haririt nuk ishte bindëse

Gazeta amerikane, Nju Jork Times duke reaguar ndaj deklaratës së ish kryeministrit libanez Saad Hariri e cila u transmetua dje në darkë, tha se dyshimet se Hariri është marrë peng dhe se ai ndodhet në kushte të dyshimta në Arabinë Saudite, nuk janë eliminuar.

Dje ish kryeministri libanez Saad Hariri ka mbajtur një intervistë me kanalin televiziv Mustakbel. Kjo është e para intervistë e tij pas deklarimit të dorëheqjes nga posti i kryeministrit në kohën kur ai ishte në Riad. Hariri aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite dhe ai në intervistën e vet ka thënë se shumë shpejt do të kthehet në Liban. Gazeta amerikane Nju Jork Times në raportin e saj thotë se intervista e Haririt nuk ishte aspak bindëse dhe ajo nuk eliminoi dyshimet dhe dilemat se ish kryeministri mbahet peng në Arabinë saudite. Nju Jork Times shkruan se ish kryeministri libanez po qëndron përkohësisht në Arabinë Saudite, por ai në intervistën e së dielës deklaroi se ndodhet i lirë në Arabinë Saudite dhe se është larguar nga Libani për të ruajtur dhe mbrojtur vetveten, mirëpo pas disa ditësh do të kthehet në vend. Sipas gazetës Nju Jork Times, kjo intervistë që është intervista e parë e tij pas vizitës në Arabinë saudite më 3 nëntor, nuk ka mundur të eliminojë pyetjet lidhur me lirinë e tij apo mbi lajmet se Hariri është marrë peng nga elementë sauditë të cilët e kanë detyruar të japë dorëheqjen si pjesë e strategjisë së sauditëve për të ushtruar presion ndaj Iranit një prej rivalëve të Riadit në rajon. Ata persona që kanë pyetje dhe dyshime mbi gjendjen e Haririt, nuk arritën të gjejnë përgjigje në deklaratën e së dielës të ish kryeministrit libanez që dha një intervistë për një nga kanalet e mbështetura nga Arabia sauditë në Liban. 5 kanale libaneze të shqetësuara nga fakti se ish kryeministri nuk mund të flasë lirshëm në intervistën e tij, nuk e kanë transmetuar këtë intervistë. Më herë Mishel Oun president i Libanit ka deklaruar se çdo gjë që Hariri deklaron në Arabinë Saudite nuk është e vërtetë dhe rezultati i gjendjes së dyshimtë të tij në Arabinë Saudite nuk duhet marrë seriozisht. Analistët politikë besojnë se Arabia Saudite ka ushtruar shumë presion ndaj kryeministrit libanez Saad Hariri të japë dorëheqjen, duke shtuar se dorëheqja e tij është pjesë e llogarive të gabuara të Riadit në Lindjen e Mesme. Kryeministri libanez Saad Hariri ka njoftuar dorëheqjen e tij në një fjalim të transmetuar nga Arabia Saudite. Hariri njoftoi dorëheqjen e tij në një deklaratë televizive të shtunën, duke cituar shumë arsye për vendimin e tij të papritur, duke përfshirë situatën e sigurisë në Liban. Ai gjithashtu tha se e ndjen se një komplot është duke u thurur kundër jetës së tij. Dorëheqja vjen gjithashtu më pak se një muaj pasi Hariri njoftoi planet për t’u bashkuar me një qeveri koalicioni me Lëvizjen Libaneze të Rezistencës Hezbullah. Në lidhje me këtë, analisti politik libanez Kamel Wazne, thotë: “Mendoj se ka pasur shumë llogaritje të gabuara nga sauditët në rajon nga lufta në Jemen, nga sanksionet që ata vendosën kundër Katarit, nga përshkallëzimi i tensioneve me iranianët, nga përfshirja në Siri dhe nga ndërhyrjet e tjera në rajon. Kjo është pjesë e vlerësimit të gabuar nga sauditët duke i imponuar drejtpërdrejtë urdhrat përfundimtarë kryeministrit libanez “. Ai shtoi se 72 orët e ardhshme do të jenë “shumë domethënëse” për Libanin, duke argumentuar se çështja nuk është lëvizja libaneze e rezistencës Hezbullah, por më tepër e ardhmja e Lindjes së Mesme. Një tjetër komentues politik beson se Arabia Saudite urdhëroi kryeministrin libanez Saad Hariri të japë dorëheqjen në një “përpjekje të fundit ” për “destabilizimin” e Libanit. “Ajo që shohim tani është se kemi një palë të paarsyeshme – domethënë sauditët – të cilët janë duke u përpjekur të kryejnë të gjitha gjërat irracionale që mund të mendohen dhe tani po përpiqen të bëjnë një përpjekje të fundit, sepse ata kanë provuar gjithçka. Libani ka parë shpërthimet nga terroristët, bombarduesit vetëvrasës dhe destabilitetin në nivel politik me vonimin e formimit të qeverisë së Haririt dhe të gjitha presionet e bëra për të destabilizuar këtë vend erdhën nga Arabia Saudite, por të gjitha kanë dështuar “, tha Muhamed Obeid, analist politik libanez. Ai gjithashtu shtoi se dorëheqja e Haririt nuk mund të ndahet nga zhvillimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme – domethënë dështimet që Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite kanë pësuar në Irak dhe Siri. Zyra e presidentit libanez Mishel Aun tha në një deklaratë se ai ishte njoftuar për dorëheqjen e Haririt me telefon “jashtë Libanit” dhe se priste kthimin e Haririt për të dëgjuar “rrethanat e dorëheqjes”. Kryetari i Parlamentit Nabih Berri vendosi të ndërpresë vizitën e tij në Egjipt dhe të kthehet në Liban pas dorëheqjes së Haririt.