Sa'd Al-Hariri: Kthehem në Liban
Sa'd Al-Hariri, kryeministri i Libanit, thotë se ashtu siç ka premtuar edhe më parë, do të kthehet në Liban.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se këto deklarata të Sa'd Al-Haririt janë bërë pasi Mishel Aun, presidenti i Libanit, të mërkurën ka deklaruar: "Moskthimin e Sa'd Al-Haririt edhe 12 ditë pas dhënies së dorëheqjes, nuk e arsyeton asgjë. Shteti i Libanit atë e konsideron një person të arrestuar dhe kjo është përkundër marrëveshjes së Vjenës. Libani ka marrë masat e nevojshme për kthimin e Al-Haririt dhe nuk pranon se Sa'd Al-Hairir të mbahet peng. Raportet vërtetojnë se edhe familja e Sa'd Al-Haririt po mbahet nën arrest në Arabinë Saudite dhe po kontrollohet çdo lëvizje e saj", ka shtuar presidenti i Libanit.