Disfata e vehabistëve ka shkaktuar histeri në Arabinë Saudite
(last modified Wed, 15 Nov 2017 19:11:04 GMT )
Nëntor 15, 2017 20:11 Europe/Tirane
  • Disfata e vehabistëve ka shkaktuar histeri në Arabinë Saudite

Ambasadori i Sirisë në OKB ka hedhur poshtë një projekt-rezolutë kundër Damaskut, e propozuar kohët e fundit nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, duke thënë se ky veprim zbulon "histerinë" saudite të shkaktuar nga dështimi i komplotit terrorist vehabist ndaj Sirisë.

Bashar Xhafari tha në një deklaratë për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se projekt-rezoluta për gjendjen e të drejtave të njeriut në Siri ishte një dokument "arbitrar" i paraqitur nga vendet që vetë "mbështesin terrorizmin, nxisin kryengritje, shkatërrojnë vendet, dhe uzurpojnë territoret",njoftoi agjensia siriane e lajmeve SANA të mërkurën. Propozimi i rezolutës së regjimit të Riadit është "një paradoks i çuditshëm" dhe një fyerje për çështjen e të drejtave të njeriut, si dhe një skandal tjetër për OKB-në, e cila më parë i ishte nënshtruar shantazhit saudit dhe heshti për krimet e luftës të Arabisë Saudite në Jemen, tha Bashar Xhafari. I dërguari sirian në OKB më tej vuri në dukje se Arabia Saudite duhet të jetë "e fundit që ka të drejtën të flasë për të drejtat e njeriut për shkak të dosjes së saj të zezë në fushën humanitare dhe ligjore ndaj popullit të saj dhe të huajve që i trajton si skllevër". "Por turpi dhe skandali më i madh janë të përfaqësuara në mbështetjen e projekt-rezolutës saudite mbi të drejtat e njeriut në Siri, pasi të gjithë e dinë se Arabia Saudite është diktatori më i madh dhe më i rrezikshëm në tokë, sepse përdor para dhe shtrembëron parimet e fesë për të shtypur njerëzit në radhë të parë dhe për të mbështetur terrorizmin në Siri dhe në çdo vend në këtë botë" tha Xhafari duke shtuar :”Projekt-rezoluta pasqyron gjendjen e histerisë dhe konfuzionit politik të regjimit Al-Saud dhe aleatëve, mbështetësve dhe sponsorëve të tij, pasi Ushtria Arabe Siriane shkatërroi skenarin terrorist vehabist në Siri". Ambasadori i Sirisë në OKB ceku edhe pohimet e ish kryeministrit të Katarit Hamad bin Xhasem se Katari, Arabia Saudite dhe Turqia kishin dërguar armët e tyre për grupet militante në Siri nëpërmjet forcave ushtarake amerikane në rajon. Bazuar në këto pohime, Bashar Xhafari tha se Riadi dhe Doha kanë shpenzuar 137 miliardë dollarë për shkatërrimin e Sirisë. "Përveç kësaj, shuma të mëdha u shpenzuan gjithashtu për shkatërrimin e Jemenit, Irakut, Libisë dhe të tjerëve. Kjo është ajo që regjimi saudit po bën me pasurinë e madhe që zotëron. Mbështet, financon dhe promovon terrorizmin dhe shkatërron imazhin e arabëve dhe myslimanëve në botë, "vuri në dukje ambasadori sirian në OKB.

 

Tags