Haaretz: Arabia Saudite është objektiv i dëshirave të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62508-haaretz_arabia_saudite_është_objektiv_i_dëshirave_të_izraelit
Izraeli për të çuar përpara komplotet e tij në Lindjen e Mesme synon forcimin e marrëdhënieve të veta me vendet arabe, sidomos me Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 09:13 Europe/Tirane
  • Haaretz: Arabia Saudite është objektiv i dëshirave të Izraelit

Izraeli për të çuar përpara komplotet e tij në Lindjen e Mesme synon forcimin e marrëdhënieve të veta me vendet arabe, sidomos me Arabinë Saudite.

Gazeta “Al-Akhbar” sot në një raport të saj duke cituar gazetën sioniste “Haaretz”, ka shkruar se “Izraeli nuk ka aleat më të mirë se Arabinë Saudite”. Gazeta “Haaretz” numëron dëshmitë dhe shembujt të cilët tregojnë shërbimet e mira të Arabisë Saudite për Izraelin dhe shkruan se “Arabia Saudite është armik me Hezbullahun dhe situata ka shkuar deri në atë masë saqë Riadi ka rrëzuar edhe kryeministrin e Libanit i cili për një vit ka rënë dakord me Hezbullahun. Asnjë vend në botë duke përfshirë e Amerikën, ashtu si Arabia Saudite nuk ka armiqësi me Iranin”. Në artikullin e gazetës izraelit “Haaretz” i cili është publikuar me titull “Arabi Saudite ... të duam”, gjithashtu thuhet se Arabia Saudite ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe vazhdimisht po paralajmëron Hamasin (Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze) në lidhje me rifillimin e marrëdhënieve të veta me Teheranin, ndërsa po ushtron presion edhe mbi Uashingtonin për tu zgjuar nga gjumi dhe për të luftuar kundër kërcënimeve të Iranit. Haaretz në vazhdim vë në dukje politikën e Izraelit për t’i shndërruar vendet e rajonit të Lindjes së Mesme në armiq të njëri-tjetrit dhe ka shtuar se Izraeli do të jetë shumë me fate që të bashkohet me “frontin sunit”.

Haaretz në vazhdim ka lavdëruar Muhamed bin Selman, trashëgimtarin e fronit mbretëror të Arabisë Saudite dhe theksoi: “Izraeli ka respekt të madh ndaj Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite. Bin Selman në kuadër të programit për luftë kundër korrupsionit, në mënyrë të guximshme ka shkarkuar nga detyra disa ministra dhe nuk ka frikë që të përballet me oligarkinë fetare në vendin e tij. Arabia Saudite është faktor që realizon dëshirat e Izraelit. Sjellja e Arabisë Saudite me Iranin, ka thyer parimin që Izraeli mbi atë e kishte ndërtuar strategjinë e sigurisë së vetë, sepse Tel Avivi besonte se vendet arabe synojnë shkatërrimin e Izraelit, mirëpo sjelljet e autoriteteve saudite tregojnë se Arabia Saudite armik kryesor e konsideron Iranin”.

Haaretz gjithashtu ka shkruar se Beniamin Netanjahu gjithnjë krenohet me suksesin e tij në vendosjen e marrëdhënieve të mira të tij me vendet arabe që në mesin e tyre janë disa vende që nuk kanë nënshkruar akoma marrëveshjen për paqe me Izraelin. Tal Avivi dhe Kajro në kufijtë jugor të Izraelit, po bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Gjithashtu, edhe një bashkëpunim i qetë, por strategjik po vazhdon akoma edhe me Jordaninë ndërsa edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa zhurmë janë shndërruar në një aleat praktik të Izraelit. Thuaj se Izraeli më mirë se sa në këtë mënyrë të butë dhe të qetë e pazhurmë, nuk do të kishte mundur t’i tërheq vendet arabe drejt vetës. Koalicioni me Arabinë Saudite ose me vendet e tjera arabe për Izraelin nuk ka kurrfarë shpenzime dhe është plotësisht falas. Izraeli u gëzua nga fakti se një raketë balistike u lëshua nga Jemeni në drejtim të kryeqytetit të Arabisë Saudite, si dhe ka festuar dorëheqjen ose shkarkimin e Sa’d Al-Hariri, kryeministrit të Libanit, sepse një veprim i tillë  forcon armiqësinë me Iranin, mirëpo çdo herë kur flitet për planin arab të paqes, Izraeli gjithmonë fsheh ferrën pas vete! Izraeli beson se ekzistenca e një armikut të përbashkët bëhet shkak që Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe të harrojnë çështjen e papëlqyer të “procesit të paqes”. Koalicioni me Arabinë Saudite, sipas Haaretz, është një rast i çmuar për Izraelin të cilin në asnjë mënyrë nuk duhet ta humbasë.