Sa’d Al-Hariri takohet me ministrin e jashtëm të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62516-sa’d_al_hariri_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_francës
Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, është takuar me Sa’d Al-Hariri, kryeministrin e dorëhequr të Libanit në Riad të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 12:25 Europe/Tirane
  • Sa’d Al-Hariri takohet me ministrin e jashtëm të Francës

Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, është takuar me Sa’d Al-Hariri, kryeministrin e dorëhequr të Libanit në Riad të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Arabija njoftoi se presidenca e Libanit ka deklaruar se Sa’d Al-Hariri, kryeministri i dorëhequr i Libanit, së bashku me familjen e tij do të shkojë në Francë dhe pastaj do të kthehet në Bejrut. Mishel Aun, presidenti i Libanit sot ka deklaruar se Al-Hariri para se të kthehet në Bejrut, do të qëndrojë disa ditë në Francë dhe pastaj do të vendosë në lidhje me çështjen e dorëheqjes.  Mishel Aun shtoi se asnjë prej këtyre krizave nuk do t’i pengojnë autoritetet e Libanit për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në datën e caktuar. Pas takimit të ministrit të punëve të jashtme të Francës me Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, Le Drian ka deklaruar se Al-Hariri (i cili ka shtetësi franceze) ka pranuar ftesën e Francës për të zhvilluar një vizitë në Francë.