Bashar Asad kritikon arabizmin e bazuar në komplote
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një takim me grupet kombëtare arabe të zhvilluar në Damask, deklaroi se në rast se nacionalizmi dhe arabizmi është i bazuar në komplote, populli i Sirisë nuk e dëshiron këtë lloj të arabizmit.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Bashar Asad në këtë takim tha se ndërhyrja e vendeve arabe njëkohësisht me shpërthimin e luftës dhe pasigurisë, është bërë e qartë në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore dhe për shembull një grup i vendeve arabe së bashku me Ligën Arabe, kanë mbështetur ndërhyrjen në Libi. Presidenti i Sirisë theksoi se fakti që arabët nuk ndjehen të varur për nacionalizmin arab, nuk është në interes të askujt, sepse ata ndarje e përçarje nga të cilat po vuajnë aktualisht popujt arabë, janë krijuar për shkak të mungesës së ndjenjave nacionaliste.