Save the Children: Çdo ditë në Jemen vdesin 130 fëmijë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62522-save_the_children_Çdo_ditë_në_jemen_vdesin_130_fëmijë
Grupi i shquar ndërkombëtar i bamirësisë Save the Children  raportoi se rreth 130 fëmijë ose më shumë po humbasin jetën çdo ditë në Jemen për shkak të "urisë dhe sëmundjeve ekstreme", duke paralajmëruar se situata do të përkeqësohet nëse një bllokadë e vendosur ndaj kombit të varfër nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nuk hiqet menjëherë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 15:32 Europe/Tirane
  • Save the Children: Çdo ditë në Jemen vdesin 130 fëmijë

Grupi i shquar ndërkombëtar i bamirësisë Save the Children  raportoi se rreth 130 fëmijë ose më shumë po humbasin jetën çdo ditë në Jemen për shkak të "urisë dhe sëmundjeve ekstreme", duke paralajmëruar se situata do të përkeqësohet nëse një bllokadë e vendosur ndaj kombit të varfër nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nuk hiqet menjëherë.

"Pa qasje urgjente dhe të papenguar për organizatat humanitare dhe pa një rritje të fondeve, Save the Children paralajmëron se gjysma e fëmijëve jemenas do të rrezikohen nga vdekja", tha grupi i bazuar në Britani në një raport të enjten, duke paralajmëruar se "nëse nuk  ndihmohen, rreth 20-30 për qind e fëmijëve jemenas me kequshqyerje të rëndë akute do të vdesin çdo vit ". "Vendimi saudit për të bllokuar qasjen tërësisht në pikat kyçe hyrëse të aeroportit të Sanas dhe në portet e Hudaidah dhe Salifit i vë në rrezik qindra mijëra fëmijë jemenas", shtoi agjencia bamirëse, duke parashikuar se secila nga provincat Hudaidah dhe Taiz, rajonet më të prekura nga "kriza e urisë akute", do të humbnin nga 10.000 fëmijë deri në fund të këtij viti. "Këto vdekje janë aq të pakuptimta, sa janë të parandalueshme. Ato nënkuptojnë dhjetëra mijëra nëna që vuajnë për vdekjen e një fëmije, ditë pas dite ", tha Tamer Kirolos, drejtor i Save the Children' në Jemen.