Organizatat ndërkombëtare kërkojnë heqjen e bllokadës ndaj Jemenit
Organizatat botërore të ushqimit, të shëndetësisë dhe UNICEF kanë kërkuar heqjen e bllokadës ndaj Jemenit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se David Beasley, Tedros Adhanom dhe Anthony Lake, shefat e organizatave Programi Botëror për Ushqim, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF kanë lëshuar një deklaruar të përbashkët ku kanë deklaruar se mbi 20 milion njerëz duke përfshirë edhe 11 milionë fëmijë jemenase kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare. Këto tre organizata ndërkombëtare kanë theksuar se rreth 14.8 milionë qytetarë jemenas nuk kanë përkujdesje shëndetësore elementare dhe 400 mijë fëmijë jemenas ndodhen në gjendje ekstreme të kequshqyerjes. Me vazhdimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe me shkatërrimin e objekteve të infrastrukturës së këtij vendi, sidomos të rrjetit të ujësjellësit, epidemia e kolerës është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në Jemen. Sipas raportit të Organizatës Botërore për Shëndetësi, deri më tani të paktën 2200 qytetarë jemenas kanë vdekur për shkak të sëmundjes epidemike të kolerës. Gjithashtu, deri më tani mbi 870 mijë njerëz janë infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen.