Forcohet mundësia për largimin e mbretit saudit nga pushteti
(last modified Sat, 18 Nov 2017 12:40:35 GMT )
Nëntor 18, 2017 13:40 Europe/Tirane
  • Forcohet mundësia për largimin e mbretit saudit nga pushteti

Sipas "Muxhtehid", kritiku i njohur i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, do të largohet nga pushteti gjatë ditëve të ardhshme.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se "Muxhtehid" të premten ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se shkuarja e mbretit Selman bin Abdulaziz në Marok për pushime verore është shtyrë për tre ditë dhe ekziston mundësia që mbreti saudit para se të shkojë në Marok do të largohet nga pushteti në favor të djalit të tij Muhamed bin Selman. Mbreti i Arabisë Saudite kishte programuar që më 21 korrik të shkojë për pushime verore në Marok, por që ky program është shtyrë për muajin nëntor. Vlen të theksohet se mbreti i Arabisë Saudite të enjten në mbrëmje me anë të një dekreti, ka urdhëruar themelimin e një aparati të quajtur "Kryesi e Inteligjencës së Vendit". Sipas këtij dekreti, veprimtaria e të gjitha organizatave inteligjente dhe të sigurisë do të jetë nën mbikëqyrjen e këtij aparati. Në këtë mënyrë të gjitha kompetencat e sigurisë së Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite që ishin në përgjegjësi të nipit të mbretit Muhamed bin Najef, trashëgimtarit të shkarkuar, janë hequr nga kjo Ministri.

Tags