Vriten disa mercenarë sauditë në rajonin Nehm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62602-vriten_disa_mercenarë_sauditë_në_rajonin_nehm
Snajperët e ushtrisë jemenase vranë sot tetë mercenarë sauditë në zonën e nëntë të provincës Sana'a në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2017 14:40 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë në rajonin Nehm

Snajperët e ushtrisë jemenase vranë sot tetë mercenarë sauditë në zonën e nëntë të provincës Sana'a në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas.

Rrjeti informativ Al-Alam, citon një burim ushtarak jemenas i cili tha se një numër i mercenarëve sauditë u plagosën gjithashtu nga snajperët jemenas. Sipas një burimi tjetër ushtarak jemenas, dy mercenarë sauditë u kapën nga ushtria jemenase pranë kalimit kufitar Al-Khadhra në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite. Jemeni po vuan nga një luftë vdekjeprurëse të udhëhequr nga Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015. Ofensiva e zgjatur saudite, e cila është shoqëruar me bllokadën tokësore, detare dhe ajrore të Jemenit, deri tani ka vrarë mbi 12,000 njerëz dhe ka çuar në një krizë madhore humanitare. OKB e ka renditur krizën në Jemen si krizën humanitare numër një në botë, me 17 milionë jemenas që kanë nevojë akute për ushqime dhe medikamente, dhe një epidemi të kolerës që ka shkaktuar mbi 2,200 vdekje deri më tani.