Mjeket Pa Kufi, protestojnë kundër bllokadës së vendosur kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62615-mjeket_pa_kufi_protestojnë_kundër_bllokadës_së_vendosur_kundër_jemenit
Organizata ndërkombëtare Mjekët Pa Kufi, ka protestuar kundër bllokadës totale të vendosur nga ana e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe katastrofës njerëzore që ka krijuar kjo bllokadë në Jemen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2017 08:05 Europe/Tirane
  • Mjeket Pa Kufi, protestojnë kundër bllokadës së vendosur kundër Jemenit

Organizata ndërkombëtare Mjekët Pa Kufi, ka protestuar kundër bllokadës totale të vendosur nga ana e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe katastrofës njerëzore që ka krijuar kjo bllokadë në Jemen.

Organizata Mjekët Pa Kufi ka deklaruar se Arabia Saudite nuk ka lejuar avionët me ndihma humanitare të kësaj organizate që të shkojnë në Jemen dhe për këtë arsye ndihma nuk mund të dërgohen për popullin jemenas. Situata e banorëve të Jemenit, përveç agresionit dhe bombardimeve 30 muajsh të Arabisë Saudite, është ndikuar edhe nga trekëndëshi i vdekjes i përbërë nga kolera, bllokada totale dhe mbyllja e aeroportit të Sanas. Përhapja e "kolerës" në Jemen, e shoqëruar nga mungesa e standardeve minimale shëndetësore, ka bërë që gjendja njerëzore në vend të jetë e papërshtatshme dhe tani "kolera" së bashku me bombardimet, bllokadën dhe mbylljen e aeroportit, është bërë mjet për " vrasjen në shënjestruar të jemenasve. Kërkimet për ujë të sigurt është bërë një shqetësim i madh për popullin jemenas, veçanërisht pasi puset dhe burimet ujore janë infektuar qëllimisht me kolerën. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.