Libani thekson gatishmërinë për tu përballur me çfarëdo kërcënimi të huaj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62647-libani_thekson_gatishmërinë_për_tu_përballur_me_çfarëdo_kërcënimi_të_huaj
Ministri i punëve të jashtme të Libanit ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm t'i japë përgjigje adekuate çfarëdo lloj kërcënimi të huaj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2017 11:31 Europe/Tirane
  • Libani thekson gatishmërinë për tu përballur me çfarëdo kërcënimi të huaj

Ministri i punëve të jashtme të Libanit ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm t'i japë përgjigje adekuate çfarëdo lloj kërcënimi të huaj.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Gebran Bassil, ministri i punëve të jashtme të Libanit, të shtunën në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today, paralajmëroi se çdo shtet i huaj agresor kundër Libanit duke filluar nga Arabia Saudite e deri te shtetet evropiane, do t'i shikojnë pasojat e veprimeve të tyre. Gebran Bassil shtoi se nuk duhet nxitur Izraelin për luftë në të cilën ekziston mundësia e disfatës, prandaj Izraelin duhet ndaluar nga fillimi i luftës, sepse Libani në mënyrë të prerë do të jetë fitues i kësaj lufte. Ministri i jashtëm i Libanit vuri në dukje deklaratat e Sejed Hasan Nasrullah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit dhe theksoi: "Çdo kush mund të veprojë kundër Hezbullahut të Libanit, ashtu siç veproi Amerika, mirëpo ky veprim konsiderohet sulm ndaj shtetit dhe popullit të Libanit, prandaj çdo shtet që do të guxojë të bëjë një veprim të tillë, duhet të presë edhe pasojat e tij". Gebran Bassil në fund tha se ajo çfarë bota po shikon aktualisht, është një përpjekje për krijimin e trazirave të reja në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shndërrimin e tyre në terrorizëm, mirëpo Libani do të jetë ngadhënjimtar i çfarëdo lloj lufte të mundshme, por megjithatë nuk ka kurrfarë dëshire për fillimin e saj.