Sulmet saudite vrasin 8 fëmijë dhe 3 gra në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62668-sulmet_saudite_vrasin_8_fëmijë_dhe_3_gra_në_jemen
Të paktën tetë fëmijë dhe tre gra janë vrarë pasi avionët luftarakë të Arabisë Saudite  bombarduan një zonë banimi në provincën veriore al-Xhouf të Jemenit, ndërsa regjimi i Riadit vazhdon me bombardimin e pamëshirshëm të fqinjit të tij jugor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2017 19:01 Europe/Tirane
  • Sulmet saudite vrasin 8 fëmijë dhe 3 gra në Jemen

Të paktën tetë fëmijë dhe tre gra janë vrarë pasi avionët luftarakë të Arabisë Saudite  bombarduan një zonë banimi në provincën veriore al-Xhouf të Jemenit, ndërsa regjimi i Riadit vazhdon me bombardimin e pamëshirshëm të fqinjit të tij jugor.

Sulmi tragjik ndodhi të dielën pasdite, kur avionët agresorë sauditë sulmuan një shtëpi në lagjen Hixheh të rajonit al-Maslub, njoftoi rrjeti i televizionit al-Masirah i Jemenit, duke shtuar se fëmijët dhe gratë i përkisnin një familjeje të vetme. Agresioni ajror erdhi vetëm dy ditë pasi makina e luftës e Arabisë Saudite vrau 17 civilë jemenas kur bombardoi një lagje tregtare në provincën veriperëndimore Haxheh. Shifrat e fundit tregojnë se agresioni saudit kundër Jemenit deri tani ka vrarë mbi 12,000 jemenas dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Gjithashtu, agresioni saudit ka goditur rëndë objektet dhe infrastrukturën e vendit, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika. Mbi 2,200  jemenas kanë vdekur nga kolera që nga prilli i këtij viti, ndërsa spitalet luftojnë për të siguruar furnizimet bazë në të gjithë vendin që është objekt i një bllokade totale ajrore, detare dhe tokësore të imponuar nga regjimi Al Saud.