Jalon: Xhubair ka përkthyer fjalët tona në gjuhën arabe
Ish ministri i luftës i regjimit sionist ka deklaruar se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel Xhubair ka përkthyer fjalët e izraelit në gjuhën arabe.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, Moshe Jalon, ish ministër i luftës i regjimit sionist ka deklaruar se nuk është rastësi që ne themi po të njëjtat gjëra që dëgjojmë në gjuhën arabe nga goja e Adel Xhubair. Ai shtoi se sistemi në Iran kërkon eliminimin e Izraelit nga harta dhe kërcënon regjimin saudit. Në të njëjtën kohë mediat izraelite kanë shkruar se Muhamed bin Selman trashëgimtari i fronit në Arabinë saudite është angazhuar për tu përballur me influencën e Iranit në rajon dhe për këtë ai nuk ka rrugë tjetër veçse të konsultohet me Izraelin. Përveç kësaj këto media kanë thënë se oficerët e gardës revolucionare Sepah të Iranit dhe brezi i ri i komandantëve të Hezbullahut janë faktorët më të rrezikshëm për ushtrinë izraelite.