Jalon: Xhubair ka përkthyer fjalët tona në gjuhën arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62683-jalon_xhubair_ka_përkthyer_fjalët_tona_në_gjuhën_arabe
Ish ministri i luftës i regjimit sionist ka deklaruar se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel Xhubair ka përkthyer fjalët e izraelit në gjuhën arabe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2017 04:33 Europe/Tirane
  • Jalon: Xhubair ka përkthyer fjalët tona në gjuhën arabe

Ish ministri i luftës i regjimit sionist ka deklaruar se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel Xhubair ka përkthyer fjalët e izraelit në gjuhën arabe.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, Moshe Jalon, ish ministër i luftës i regjimit sionist ka deklaruar se nuk është rastësi që ne themi po të njëjtat gjëra që dëgjojmë në gjuhën arabe nga goja e Adel Xhubair. Ai shtoi se sistemi në Iran kërkon eliminimin e Izraelit nga harta dhe kërcënon regjimin saudit. Në të njëjtën kohë mediat izraelite kanë shkruar se Muhamed bin Selman trashëgimtari i fronit në Arabinë saudite është angazhuar për tu përballur me influencën e Iranit në rajon dhe për këtë ai nuk ka rrugë tjetër veçse të konsultohet me Izraelin. Përveç kësaj këto media kanë thënë se oficerët e gardës revolucionare Sepah të Iranit dhe brezi i ri i komandantëve të Hezbullahut janë faktorët më të rrezikshëm për ushtrinë izraelite.