Fuad Masum: Çështja e referendumit të Kurdistanit të Irakut ka përfunduar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62705-fuad_masum_Çështja_e_referendumit_të_kurdistanit_të_irakut_ka_përfunduar
Presidenti i Irakut theksoi se çështja e referendumit të rajonit të Kurdistanit të Irakut ka përfunduar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2017 09:08 Europe/Tirane
  • Fuad Masum: Çështja e referendumit të Kurdistanit të Irakut ka përfunduar

Presidenti i Irakut theksoi se çështja e referendumit të rajonit të Kurdistanit të Irakut ka përfunduar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fuad Masum, presidenti i Irakut, ka deklaruar se me përfundimin e çështjes së referendumit, duhet thënë se bisedimet duhet të fillojnë mes Bagdadit dhe Arbilit. Fuad Masum u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës mes Arbilit dhe Bagdadit në një të ardhme të afërt dhe shtoi se Bagdadi dhe Arbili kanë pranuar të mbështeten në Kushtetutën e Irakut dhe Gjykata Federale e këtij vendi ka deklaruar se referendumi i rajonit të Kurdistanit ishte i paligjshëm. Xhasem Muhamed Xhafer, deputeti i Parlamentit të Irakut, ka deklaruar se rajoni i Kurdistanit të Irakut ka pranuar kushtin e qeverisë qendrore për fillimin e bisedimeve dhe në ditët e ardhshme do të shfaqen shenjat e zgjidhjes së krizës mes Bagdadit dhe Arbilit. Ndërkohë sot Gjykata Federale e Irakut ka shpallur vendimin përfundimtar për anulimin e rezultatit të referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe Arbili është zotuar për respektimin e këtij vendimi.