Mirëpritet vendimi i Haririt për të shtyrë dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62837-mirëpritet_vendimi_i_haririt_për_të_shtyrë_dorëheqjen
Saad Hariri ka deklaruar se me kërkesë të Mishel Aun, presidentit të Libanit, do ta shtyjë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit dhe ky vendim eshte mirepritur nga qarqet politike te Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2017 15:07 Europe/Tirane
  • Mirëpritet vendimi i Haririt për të shtyrë dorëheqjen

Saad Hariri ka deklaruar se me kërkesë të Mishel Aun, presidentit të Libanit, do ta shtyjë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit dhe ky vendim eshte mirepritur nga qarqet politike te Libanit.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Saad Hariri të mërkurën pas takimit me Mishel Aun, presidentin e Libanit, me Nabih Bari, kryetarin e Parlamentit të Libanit, deklaroi: "Mishel Aun, presidenti i Libanit, më kërkoi mua që ta shtyj dorëheqjen time për një kohë tjetër dhe unë e pranova këtë kërkesë në mënyrë që të bisedojmë në lidhje me motivet dhe arsyet e këtij vendimi". Ministri i Drejtësisë i Libanit Salim Xhirasati theksoi se fjalët e Haririt do të thoshin se sipas  kushtetutës libaneze nuk ka pasur pothuajse asnjë dorëheqje dhe qeveria vazhdon të punojë. Ilia al-Farzeli, ish zëvendëskryetar i parlamentit libanez, gjithashtu tha se fjalimi i Haririt përhapi një valë qetësie brenda vendit dhe u mirëprit nga të gjithë dhe shtoi se qëndrimi i Haririt në postin e kryeministrit është në favor të Libanit dhe një faktor për stabilitetin e brendshëm. Ministri libanez i Informacionit, Melhem al-Riashi, deklaroi se shtyrja e dorëheqjes  nuk ishte një ide e keqe, ndërsa vetëpërmbajtja është e nevojshme nëse ka shpresë për një rezultat pozitiv.