Amnisty International kritikon vazhdimin e arrestit të Nabil Raxhab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62875-amnisty_international_kritikon_vazhdimin_e_arrestit_të_nabil_raxhab
Organizata Amnisty International ka kritikuar ashpër vazhdimin e arrestit të Nabil Raxhab, kryetarit të qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe e ka quajtur këtë vendim të padrejtë dhe të dhunshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 23, 2017 13:25 Europe/Tirane
  • Amnisty International kritikon vazhdimin e arrestit të Nabil Raxhab

Organizata Amnisty International ka kritikuar ashpër vazhdimin e arrestit të Nabil Raxhab, kryetarit të qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe e ka quajtur këtë vendim të padrejtë dhe të dhunshëm.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Gjykata e Apelit të Bahrejnit dje (të mërkurën) me anë të një vendimi, ka vazhduar edhe për dy vite arrestimin dhe burgimin e Nabil Raxhab, aktivistit të të drejtave të njeriut i cili ishte akuzuar dhe burgosur për shkak të disa intervistave të bëra me disa media të huaja dhe publikimit të lajmeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend. Organizata Amnisty International me anë të një deklarate, ka kritikuar këtë vendim dhe ka deklaruar: "Vazhdimi i burgut për kryetarin e qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn është veprim i dhunshëm dhe i padrejtë i marrë nga aparati gjyqësor i Bahrejnit. Gjithashtu një vendim tjetër i Gjykatës së Bahrejnit është lëshuar për dënimin e Nabil Raxhab me dhjetë vite burg për shkak të kërkesës së tij për kryerjen e hetimeve në lidhje me veprimet anti-ligjore në burgjet e regjimit të Bahrejnit dhe për ndërprerjen e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Human Rights Watch këtë vendim e ka quajtur qesharak. Vlen të theksohet se Bahrejni që nga 14 shkurti i vitit 2011, është shndërruar në një arenë të protestave qytetare kundër regjimit Al Khalifa. Opozitarët bahrejnas me organizimin e protestave paqësore po kërkojnë liri, vendosjen e drejtësisë, zhdukjen e diskriminimit dhe krijimin e një qeverie të zgjedhur me votën e qytetarëve të këtij vendi.