Pastrohen me dhjetëra fshatra nga zgjedha e terroristëve në Irak
Nëntor 24, 2017 04:49 Europe/Tirane
Me dhjetëra terroristë të ISIS janë vrarë pas një operacioni të ushtrisë irakiane në rajonin Eufrat dhe Xhazira të Irakut.
Kanali televiziv Al Alam citoi komandantin Abdul’amir Rashid Jarallah i cili ka drejtuar operacionin për pastrimin e rajoneve në fjalë, të ketë thënë se ushtria, forcat popullore dhe policia federale kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Pastrimi për rajonin Xhazira përfshin territorin në mes provincave Selahudin, Ninva dhe Anvar. Një tjetër lajm nga Iraku bën të ditur arrestimin e një prej krerëve të ISIS në provincën Diale në lindje të Irakut.
Tags