Portet dhe anijet saudite, objektivi i raketave të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62915-portet_dhe_anijet_saudite_objektivi_i_raketave_të_jemenit
Komandanti i portit detar Hadida në Jemen deklaroi se portet dhe anijet saudite janë vendosur në shenjë të raketave të ushtrisë së Jemenit dhe shtoi se OKB duhet të mbajë përgjegjësinë për pasojat e bllokimit të qarkullimit të anijeve në detin e Kuq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Portet dhe anijet saudite, objektivi i raketave të Jemenit

Komandanti i portit detar Hadida në Jemen deklaroi se portet dhe anijet saudite janë vendosur në shenjë të raketave të ushtrisë së Jemenit dhe shtoi se OKB duhet të mbajë përgjegjësinë për pasojat e bllokimit të qarkullimit të anijeve në detin e Kuq.

Komandant Naxhib Dhamaran, tha se të gjithë organet ndërkombëtare dhe vetë OKB duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre për pasojat negative të bllokadës së vendosur ndaj Jemenit. Të gjithë duhet ta dinë se deti i Kuq nuk është fushë lojë dhe se të gjitha vendet janë përgjegjës për linjat e transportit detar në këtë det. Forcat jemenase kanë theksuar se do të bëjnë çdo përpjekkej për të thyer bllokadën e vendosur kundër Jemenit dhe se armiku në asnjë mënyrë nuk do të jetë i sigurt dhe i qetë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.