Erdogan nuk e përjashton mundësinë e kontakteve me Asadin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62965-erdogan_nuk_e_përjashton_mundësinë_e_kontakteve_me_asadin
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ka përjashtuar mundësinë e kontakteve me presidentin sirian Bashar Asad, duke sinjalizuar një tërheqje nga kundërshtimi i tij i gjatë ndaj rolit të presidentit sirian në të ardhmen e Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Erdogan nuk e përjashton mundësinë e kontakteve me Asadin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ka përjashtuar mundësinë e kontakteve me presidentin sirian Bashar Asad, duke sinjalizuar një tërheqje nga kundërshtimi i tij i gjatë ndaj rolit të presidentit sirian në të ardhmen e Sirisë.

"Dyert politike janë gjithnjë të hapura deri në minutën e fundit", tha Erdogan kur u pyet për një kontakt apo bashkëpunim të mundshëm me Asadin. Deklaratat e Erdoganit u raportuan të premten nga gazeta Hurriyet dhe media të tjera turke. Intervista me Ergodanin u zhvillua në bordin e aeroplanit të tij kur ai ishte duke u kthyer nga një takim trepalësh me Rusinë dhe Iranin për të promovuar një zgjidhje paqësore në Siri. Edhe pse Rusia dhe Irani kanë mbështetur qeverinë e Asadit që nga fillimi i konfliktit sirian në mars 2011 dhe Turqia i ka mbështetur armiqtë e tij, të tre vendet janë bashkuar për të ndihmuar ndërmjetësimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës siriane. Ankaraja ka zbutur retorikën e saj kundër Asadit dhe kjo ishte e qartë gjatë takimit trepalësh të presidentëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë në Soçi të Rusisë që u zhvillua të mërkurën.