Irak: Përfundon operacioni për pastrimin e disa rajoneve në provincën Anbar
Burime nga ministria e mbrojtjes e Irakut njoftuan përfundimin e operacioneve për pastrimin e rajoneve perëndimore në provincën Anbar të Irakut.
Me dhjetëra terroristë të ISIS janë vrarë pas një operacioni të ushtrisë irakiane në rajonin Eufrat dhe Xhazira të Irakut. Kanali televiziv Al Alam citoi komandantin Abdul’amir Rashid Jarallah i cili ka drejtuar operacionin për pastrimin e rajoneve në fjalë, të ketë thënë se ushtria, forcat popullore dhe policia federale kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Pastrimi për rajonin Xhazira përfshin territorin në mes provincave Selahudin, Ninva dhe Anbar. Një tjetër lajm nga Iraku bën të ditur arrestimin e një prej krerëve të ISIS në provincën Diale në lindje të Irakut. Çlirimi i qytetit Rava në provincën Anbar në disa orë tregon fuqinë dhe aftësinë e forcave tona të armatosura, si dhe suksesin e planeve ushtarake tashmë të zbatuara në kohë rekord," vuri në dukje ai. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Irakut Kasim al-Araxhi tha se rimarrja e bazës së fundit të terroristëve të ISIS në provincën perëndimore të Anbarit nga forcat e ushtrisë dhe nga Njësitë e Mobilizimit Popullor shënon fundin e kërcënimit ushtarak të paraqitur nga ekstremistët në Irak.