Avioni me ndihma humanitare zbret në aeroportin e Sanas
(last modified Sat, 25 Nov 2017 12:21:12 GMT )
Nëntor 25, 2017 13:21 Europe/Tirane
  • Avioni me ndihma humanitare zbret në aeroportin e Sanas

Një funksionar i Programit Botëror për Ushqim të shtunën ka bërë të ditur për uljen e një avioni me ndihma humanitare në aeroportin e Sanas, kryeqytetit të Jemenit, për herë të parë pas dy jave të bllokadës së hekurt të vendosur nga Arabia Saudite ndaj Jemenit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se disa burime informative kanë raportuar se të shtunën katër avionë të OKB që transportonin ndihma humanitare, medikamente dhe ndihma të tjera mjekësore të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë zbritur në aeroportin e kryeqytetit të Jemenit. Para kësaj Farhan Hak, një zëdhënës i OKB, duke kritikuar koalicionin e Arabisë Saudite i cili nuk po lejon dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen, deklaroi: "Zbritja e këtyre avionëve me ndihma humanitare në aeroportin e Sanas është e domosdoshme".

Tags